Pyetjet më të shpeshta

Projekti ReLOaD ka për qëllim fuqizimin e partneriteteve midis
qeverisjeve lokale dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor,
duke rritur modelin e suksesshëm të një financimi të projekteve të organizatave civile nga buxhetet e qeverisjes lokale në drejtim të inkuadrimit më të lart civil në vendimsjellje dhe drejt përmirësimit të dhënies së shërbimeve lokale.

Për vitin e parë të Projektit (2017/2018), qeverisjet lokale partnerë
janë këto në vijim:

Bosnia and Herzegovina: Banja Luka, Bijeljina, Bratunac, Brod, Centar Sarajevo, Gradacac, Jablanica, Kakanj, Maglaj, Modrica, Pale, Rudo, Sokolac, Stari Grad Sarajevo, Tešanj, Teslic, Travnik, Trebinje, Tuzla, Vitez, Vogosca.

Kosovo*: Istog/k, Kamenicë/a, Lipjan/Lipljan, Viti/Vitina, Zveçan/Zvecan.

Macedonia: Gostivar, Kavardaci, Kumanovo, Resen, Strumica.

Montenegro: Kotor, Podgorica, Nišic, Pljevlja, Tivat.

Albania: Dibër, Durres, Elbasani, Korha, Lezha, Librazhidi, Permeti, Perrenjas, Roskovec, Shkoder, Tirana, Tropo.

Serbia: , Dimitrovgrad, Kragujevac, Kursumlija, Paracin, Sabac.

Thirrja publike është e hapur për të gjithë organizatat civile që janë themeluar në mënyrë formale dhe ligjore në rajon, konform rregullave ligjore në fuqi. Për të dërguar aplikimin, aplikuesit duhet qenë një subjekt juridik jofitimprurës. Megjithatë, çdo thirrje ka modifikime të posaçme të kësaj rregulle të përgjithshme në kuptimin e kritereve të kualifikimit (regjistrimi në qeverisjes lokale në fjalë, domosdoshmëria për të patur një partner lokal, e të ngjashme...)

Mjete financiare do t'u ndahen projekt-propozimeve që do të
adresojnë një apo më tepër prioritete që përmbushin kriteret e 
cilësisë të numëruara në Tabelën e Vlerësimeve dhe në kushtet tjera të numëruara në këtë thirrje publike. Të gjitha projektet duhet të implementohen ekskluzivisht në territorin e komunave ku po zbatojmë këtë projekt, si dhe për dobinë e popullsisë së komunave në fjalë.

Çdo qeverisje lokale partner shpall thirrjen në pajtim me rregullat dhe kompletin e standarizuar të dokumenteve, në mesin e të cilave janë dhe dokumentet e mëposhtme. Ju lutemi mbani mend se kompleti i plotë i dokumenteve është më i gjerë dhe ju lutemi konsultoni kushtet e thirrjes për të cilën jeni të interesuar pas shpalljes së saj.
Propozimi i Projektit (Formati Word - Aneksi 1),
Buxheti (Formati Excel - Aneksi 2),
Matrica e kornizës logjike (Formati Word - Aneksi 3),
Plani i Aktiviteteve dhe Dukshmërisë (Formati Excel - Aneksi 4).

Projekti ReLOaD ofron mbështetje të vazhdueshme për
organizatat civile me anë të disa ngjarjeve dhe takimeve interaktive
rreth thirrjeve publike me aplikantët potencial, nga të cilat më të
përshtatshme janë Ditët e Hapura, të cilat mbahen në hapësirat e
qeverisjeve lokale ku po implementohet projekti. Gjatë këtyre
takimeve, aplikantët potencial informohen në hollësi rreth thirrjes,
procesit të aplikimit, kritereve, etj.

Organizatat civile që veprojnë jashtë komunave të implementimit 
po inkurajohen të aplikojnë, edhe pse në raste të caktuara ato mund të kufizohen, ose mund të kërkohet nga ato partneritet me organizatat civile lokale. Ju lutemi konsultoni kushtet e thirrjes për të cilën jeni të interesuar.

Ju lutemi kontrolloni kalendarin tonë interaktiv në faqen fillestare për të shikuar afatet dhe ngjarjet e ardhshme.