Rreth nesh

Programi Regjional për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)

Programi Regjional për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). ReLOaD  bazohet në praktikat e mira të Projektit të Përforcimit të demokracisë lokale (LOD), një nismë tjetër e financuar nga BE-ja, i cili përfaqëson modelin e riprodhuar në Ballkanin Perëndimor.

Si një nismë regjionale, ReLOaD  zbatohet në Shqipëroi, Bosnje dhe Hercegovinë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë *, Mal të Zi dhe Serbi.

Historiku i Projektit:

Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi në mes të qeverisë lokale dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC) nuk është mjaftueshëm i zhvilluar. Mungesa e transparencës në financimin e OShC-ve perceptohet si një nga pengesat për zhvillim dhe funksionim të shoqërisë civile.  

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të përforcoj demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor me anë të fuqizimit të shoqërisë civile që në mënyrë aktive të marr pjesë në vendimmarrje dhe duke nxitur një mjedis të përshtatshëm ligjor dhe financiar për shoqërinë civile.  

Qëllim specifik i projektit është të përforcoj partneritete në mes të qeverive lokale dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor. 

Qëllimi është të rritet numri i  modeleve të suksesshme të financimit transparent dhe të bazuar në projekte të OShC-ve nga qeveritë lokale në mënyrë që të rritet angazhimi qytetar në vendimmarrjen dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve lokale.

ReLOaD do të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet qeverive lokale dhe OShC-ve, duke forcuar kapacitetet e të gjithë akterëve relevantë për t'u angazhuar në mënyrë më produktive në partneritete të tilla.

E rëndësishmja, Projekti do të punojë për të prezantuar dhe mbështetur një qasje transparente, të orientuar drejt zhvillimit dhe të bazuar në projekte për financimin e OShC-ve nga buxhetet e qeverive lokale që kontribuon në realizimin e prioriteteve lokale në përputhje me strategjitë e zhvillimit.

Si një projekt rajonal, ReLOaD do të ofrojë një platformë për rrjetëzimin midis vendeve/territoreve pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor për qëllime të shkëmbimit të përvojave dhe mësimeve të nxjerra në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

Kush do të përfitojë nga ReLOaD dhe çfarë bëjmë ne?

Palët e interesuara në vijim do të përfitojnë nga ReLOaD:

Qeveritë lokale (bashkitë dhe qytetet)

OShC-të

Institucionet përkatëse përgjegjëse për bashkëpunimin me OShC-të

Qeveritë lokale partnere do të zgjidhen përmes një procesi konkurrues dhe transparent në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Qëllimi i këtij procesi është që të zgjedhin 50 qeveri lokale në tërësi - 5 qeveri lokale në Kosovë *, 5 në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, 10 në Shqipëri, 5 në Mal të Zi, 5 në Serbi dhe 20 në Bosnjë dhe Hercegovinë (10 të reja dhe 10 qeveri lokale që morën pjesë në projektin e mëparshëm LOD).

Rezultatet e pritura nga ReLOaD:

RELOaD do të arrijë rezultatet e mëposhtme në 50 qeveritë lokale në Ballkanin Perëndimor:

Zhvillimi i procedurave për shpërndarjen e fondeve publike në OShC,

Shërbimet e ofruara nga OShC-të do të adresojnë nevojat e komuniteteve lokale brenda qeverive lokale partnere në të gjithë Ballkanin Perëndimor

Forcimi i kapaciteteve të qeverive lokale dhe OShC-ve në zbatimin e skemave të granteve dhe ofrimit të projekteve të cilësisë së mirë,

Rritja e rrjeteve rajonale dhe dialogu i shoqërisë civile dhe qeverive lokale në të gjithë Ballkanin Perëndimor.